Befason Casillas, zbulon dy kombëtaret që dëshiron t’i shohë si fitues në Botërorin ‘Katar 2022’

Legjenda e Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas ka folur në lidhje me kombëtaret të cilat kanë arritur në gjysmëfinale të Botërorit ‘Katar 2022’.

Casillas ka befasuar me përgjigjen, pasi ka zbuluar se dëshira e tij është që Maroku ose Kroacia të triumfojnë në fund, shkruan Gazeta Olle.

“Unë do të doja që Kupa e Botës të fitohej nga një ekip që nuk kishte kurrë një shans, si Maroku dhe Kroacia”, thas Casillas për Sport.es.

Ishte pikërisht Maroku që eliminoi Spanjën në 1/8 e finales, pastaj edhe Portugalinë në çerekfinale, teksa në gjysmëfinale luajnë ndaj Francës.

Rrugëtim aspak të lehtë nuk patën as kroatët të cilët arritën deri në gjysmëfinale duke eliminuar Japoninë dhe Brazilin, teksa pengesë të radhës e kanë Argjentinën. /Gazeta Olle/

Ndeshja miqësore ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ulpianës filloi me një minutë heshtje në nderim të futbollistit Erion Kajtazi

Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport mban mbledhjen e jashtëzakonshme, këto janë vendimet që janë marrë