Befason Arsenal, kërkon Smallingun

Edhe pse po kalon nëpër një formë jo të mirë këtë edicion, mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling, është bërë objektiv i skuadrës së Arsenalit.

Sipas informacioneve që i përcjellë The Mirror, Arsene Wenger po interesohet për mbrojtësin e Unitedit dhe duket që ai është në listën e objektivave të “Gunners” për afatin kalimtar të qershorit.

Ndryshe, në verën e kaluar Arsenali mori një tjetër lojtar të Manchester United. Bëhet fjalë për Danny Welbeck. /Gazeta Olle