Befason Adebayor

Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Emmanuel Adebayor, thotë se është i lumtur te klubi londinez dhe dëshiron që të luftojë për të siguruar një vend në skuadër.

Lojtari nga Togo ka vetëm 16 paraqitje në të gjitha garat dhe kohëve të fundit raportohej se Spurs po kërkojnë ta largojnë Adebayorin në mënyrë që të zvogëlojnë shpenzimet mbi pagat.

Në lidhje me këtë 31-vjeçari ka reaguar në Twitter.

“Përkundër raportimeve, unë jam shumë i lumtur te Tottenhami dhe do të bëj gjithçka që të luftoj për vendin tim. Kam edhe një vit në kontratë dhe më pëlqen të luaj në Premier Ligë, ligën më të mirë në botë”, ka shkruar Adebayor në Twitter.