Të shtunën janë zhvilluar katër ndeshje interesante në Ligën e Parë të Kosovës në kuadër të xhiros së nëntë.
Në Grupin A, Vëllaznimi e ka befasuar Suharekën duke ia shkaktuar humbjen e tretë këtë edicion me epërsi minimale 1:0. Aktualisht Vëllaznimi ka 11 pikë në pozitën e shtatë, ndërsa Suhareka është e pozicionuar në vendin e dytë të tabelës me 16 pikë, tetë më pak se lideri që është Dinamo.
Në anën tjetër Rahoveci ka barazuar në shtëpi me Trepçën 1:1. Rahoveci me pikën e fituar sot ka arritur të grumbullojë 12 pikë kurse mitrovicasit kanë tre pikë më shumë dhe janë në pozitën e tretë në tabelë, shkruan Gazeta Olle.
Te Grupi B është zhvilluar vetëm një ndeshje, ajo mes Vjosës dhe Ferizajit e cila përfundoi me fitoren e Vjosës me rezultat 2:1. Kjo fitore e ngriti Vjosën në koutën e 19 pikëve në pozitën e tretë në tabelë ndërsa Ferizaji gjendet në pozitën e katërt me 14 pikë.
Nesër do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e mbetura nga ora 13:00. Te Grupi A, Istogu e pret Drenicën në shtëpi, njejtë si Rahoveci Dinamon kurse Phoenix udhëton te Drenica. Katër ndeshje zhvillohen në orarin e njejtë edhe te Grupi B, Vushtrria përballet me Flamurtarin dhe Prishtina e Re me Ramiz Sadikun, Kika do të jetë nikoqir i 2 Korrikut dhe Vëllaznia pret Ulpianën në shtëpi. /Gazeta Olle/