Sylvinho ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, ku në listën janë ftuar 27 futbollistë.
Në fund trajneri brazilian i Shqipërisë do të largojë një futbollist, pasi lista përfundimtare duhet të përfshijë 26 lojtarë.
Nuk kanë munguar befasitë në listë, derisa Sylvinho ka ftuar katër portierë, nëntë mbrojtës, tetë mesfushorë dhe gjashtë sulmues.
Befasitë kanë qenë edhe në ftesa, pasi në listë janë edhe dy talentët si portieri Simon SImoni, por edhe mesfushori Medon Berisha.
Një befasi e mirë padyshim ka qenë ftesa për ish-kapitenin Amir Abrashin, i cili nuk ishte grumbulluar në vitin e fundit nga Sylvinho.
Mesfushori gjakovar është pjesë e Shqipërisë për 11 vite dhe ka qenë gjithmonë një nga më të mirët në fushë, derisa Sylvino e ka ftuar atë falë formës së shkëlqyer që po kalon në Zvicër me skuadrën e tij Grasshoppers.
Ftesë nga Sylvinho ka marrë edhe Mirlind Daku, i cili nuk ishte fare i ftuar në ndeshjet e muajit mars, por falë formës fantastike me Rubin Kazanin ka bindur Sylvinhon për ta marrë me vete në Euro 2024. /Telegrafi/