Befasia e mbrëmjes: Faruk Statovci bëhet trajner te kjo skuadër!

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar që tashmë e kryen rolin e trajnerit, Faruk Statovci, pritet që te bëhet me skuadër të re.

Faruk Statovci momentalisht është trajneri i Minatorit nga Magurja, mirëpo e ka pranuar një ofertë shumë të mirë nga Bashkimi i Koretinit te cilës pritet që t’i thotë ‘PO’.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Zëri.info.

Bashkimi dhe Minatori bëjnë gara në Ligën e Dytë të Kosovës.

Dy ekipet janë pretendentë për inkuadrim në Ligën e Parë.

Bashkimi zë pozitën e katërt me 32 pikë kurse Minatori ndodhet e treta me 33 sosh.