Befasi: Tirana konfirmon trajnerin!

Tirana ka vendosur për trajnerin që do ta drejton ekipin në vazhdim.

Tashmë, kjo detyrë i është besuar trajnerit të huaj, Emanuel Egbo, përcjellë Gazeta Olle.

Nigeriani, ka drejtuar ekipin në tre ndeshjet e fundit, duke arritur tre fitore, madje duke fituar edhe derbin ndaj Partizanit pas 5 vitesh.

Më poshtë njoftimi nga KF Tirana:

Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin.

Pas tre ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur ti besojë deri në përfundim të sezonit pankinën bardheblu. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale. Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatese për të drejtuar skuadrën./Gazeta Olle