Befasi e madhe, Shkëndija e Tetovës luan miqësore me skuadrën nga liga e tretë e Kosovës

Shkëndija e Hajvalisë dhe Shkëndija e Tetovës do të luajnë sot një ndeshje miqësore.

Së paku kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit kosovar në rrjetin social Facebook.

Sigurisht që bëhet fjalë për juniorët e Shkëndijës së Tetotvës, edhe pse klubi nga Hajvalia nuk e ka përmendur një gjë të tillë.

Ekipi i parë i Shkëndijës së Tetovës ndodhet në Antalya derisa sot do të luaj miqësore me Dynamo Kiev.

Faqja zyrtare e klubit prishtinas, ka shkruar se sot mes dy skuadrave me emrin e njëjtë fillon një kapitull i ri bashkëpunimi.

Njoftimi I plotë nga KF Shkëndija Hajvali:

Kur fillon një projekt sportiv, një nga elementet fillestare është emëri i klubit, e ne, klubin tonë e emertuam #KFSHKËNDIJA, natyrisht jo rastësisht, por për disa arsye, por një nga kryesoret ishte edhe historia që na lidhë me një nga klubet më të lavdishme të trojeve shqipëtare, KF Shkëndija Tetovë.

Kapitullin e bashkëpunimit të ndërsjell po e hapim nesër përmes një ndeshje vëllazërore dhe historike!

/Gazeta Olle/