Befasi e madhe, Barcelona do të transferoj mbrojtësin e njohur të Premier Ligës

Marcos Alonso do të largohet nga Chelsea pasi nuk bën pjesë në planet e klubit nga Londra dhe raportohet se karrierën do ta vazhdojë në La Ligë, te Barcelona.

Spanjolli nuk ka luajtur në asnjë ndeshje këtë vit kurse herën e fundit që është paraqitur në fushë për Chelsean ishte 26 shtatori i vitit 2020 kundër West Bromwichit.

Alonso karrierën pritet ta vazhdojë te Barcelona, klub që ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë.

Këtë sezon 30-vjeçari është paraqitur në vetëm tri ndeshje. Ai ka kontratë me skuadrën e Chelseat deri në vitin 2023.