Befasi: Barça në pritje të Guardiolës

Barcelona po pret trajnerin Pep Guardiola.

Spanjolli po vuan këtë sezon në Premierë Ligë dhe pas dy sezoneve të mbushur me trofe mund të largohet në fund të sezonit, pasi duket se kampionati do të jetë i Liverpoolit, ndërsa Liga e Kampionëve mbetet një objektiv madhor.

Kampionët e Spanjës mund t’i ndërpresin rrugët me trajnerin Ernesto Valverde në fund të edicionit, pasi nuk janë të kënaqur nga puna e tij. Fitimi i kampionatit dhe Liga e Kampionëve mund ta shpëtonte numrin një të stolit.

Ëndrra e madhe mbetet rikthimi i Pep Guardiolës, pasi në mediet angleze doli në dritë klauzola që mund ta largojë pa detyrime në fund të edicionit nëse të dyja palët janë dakord. Tekniku ka hedhur poshtë zërat se ekziston një klauzolë e tillë, por asnjëherë nuk i dihet.

Trajneri spanjoll mund të rikthehet në shtëpi dhe t’i japë Barcelonës sërish impulsin që i mungon në fushë.