Beckham e parashikon ‘El Clasicon’ me rezultat (VIDEO)

David Beckham, ka shprehur bindjen e tij se Real Madridi do të triumfojë në El Clasicon e të dielës që zhvillohet në ‘Camp Nou’.

Reali dhe Barcelona takohen të dielën në Camp Nou në kuadër të asaj që besohet të jetë El Clasico vendimtare për titull dhe Beckham ka shprehur mendimin e tij për këtë sfidë.

Becks thotë se zemra e tij është ende me Realin, ku i kaloi plot pesë sezone.

Dhe përkundër faktit se Barca është më në formë se Reali dhe faktit se ndeshja zhvillohet në Camp Nou, Becks beson se Reali do të triumfojë.

“Do të përfundojë 2-1 për Real Madridin”, ka thënë Beckham.

David Beckham, ka shprehur bindjen e tij se Real Madridi do të triumfojë në El Clasicon e të dielës që zhvillohet në ‘Camp Nou’.