Beckenbauer: Guardiola, pse e largove Shaqirin?

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, deklaroi se Bayerni po paguan shtrenjtë lejimin e largimit të Xherdan Shaqirit dhe Pierre Hojbjerg. Beckenbauer deklaroi se Pep Guardiola gaboi që shiti Shaqirin, pasi tani do t’i duhej shumë.

“Unë mendoj se janë bërë disa gabime. Unë nuk e kuptojë pse ata e shitën Shaqirin dhe Hojbjergun”, u shpreh Beckenbauer, përcjell Goal.com.

“Ata ishin zëvendësues të mrekullueshëm dhe po mungonin në pjesën e dytë të stinorit”, shtoi tutje presidenti i nderit bavarez.