Beckenbauer flet për Behramin

Franz Beckenbauer ka komentuar situatën e skuadrës ku luan Valon Behrami, Hamburg. “Kaizeri” ka thënë se kjo skuadër mund të mbijetoi në fund.

“Ndërrimi i trajnerëve mendoj se ka sjellur krizë të rezultateve te kjo skuadër. Megjithatë ka shumë lojë deri në fund dhe kam besim se kjo skuadër mund të mbijetoi në fund. Kanë lojtarë me përvojë dhe një shpirt të madh për lojë” ka thënë “Kaizeri”.

I pyetur për tensionet mes Behramit dhe Djorous, Beckenbauer ka thënë se nëse ata futbollistë janë përleshur, duhet të dënohen që të dy.

“Nëse dy bashkëlojtarët janë përleshur fizikisht, ata duhet të dënohen. As Behrami e as Djorou nuk janë më të rëndësishëm se sa skuadra” ka thënë Beckenbauer.