Bayernit po i kthehet ylli

Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara ka lënë Spanjën për t’u kthyer në Gjermani. Ai është duke e vazhduar rehabilitimin pas operacionit të bërë në gju.

Spanjolli ka qenë i rrethuar nga lëndimet që nga lëvizja e tij nga Barcelona tek kampionët e Bundesligas në verën e vitit 2013.

Thiago iu nënshtrua operacionit në ligamentet e gjurit e tij të djathtë, në tetor dhe që atëherë ka qenë duke punuar për shërimin e tij.

23-vjeçari tani është një hap më afër për rikthimin të tij. “Faleminderit të gjithëve ju që më keni ndihmuar në këta muajt e fundit. Po kthehem në Mynih”, shkroi në ‘Twitter’ ish mefushori i Barcelonës, transmeton’Gazeta olle’.

Mesfushori ka pësuar tri lëndime në gju që nga bashkimi I tij me Bayernin nga Barcelona. Pep Guardiola tha se klubi ka mundur të gaboj duke u përpjekur për të përshpejtuar shërimin e tij.

Thiago ka bërë 25 paraqitjet në të gjitha garat me Bayernin deri tani, duke shënuar tre gola.

Ai ka kontratë me klubin nga ‘Allianz Arena’ deri në qershor 2017.