Bayernit fitorja, Barcelonës finalja (VIDEO)

Bayernit i ka takuar fitorja, por biletën për në finale e preu Barcelona. Katalunasit morën një rezultat pozitiv, 3:2 për Bayernit, që I dërgoi në finale për herë të parë pas katër vitesh.

Rezultati i përgjithshëm ishte 3:5 për skuadrën e Luis Enriques, që në ndeshjen e parë kishte fituar 3:0.

Benatia e bëri interesant ndeshjen kur shënoi për 1:0 në minutën 7, mirëpo gëzimi gjerman qe jetëshkurtër. Treshja Messi, Suarez, Neymar prodhuan dy gola të shpejtë, në të cilët autor ishte braziliani Neymar. Ai shënoi në minutat 15 dhe 29.

Në pjesën e dytë, gjermanët ruajtën nderin, duke shënuar dy gola përmes Leëandoëskit dhe Muller, çka i mjaftuan vetëm për fitore, por jo edhe kualifikim në finale

Barcelona pret fituesin e takimit, Real Madrid – Juventus.