Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.
Goli i parë në ndeshje ishte një autogol, pasi Gregor Kobel shënoi në portën e tij për 1-0.
Në minutën e 18-të, Thomas Muller shënoi për 2-0 pas asistimit të Matthijs de Ligt.
Pas pesë minutash sërish Muller shënoi për 3-0, kësaj radhe pas asistimit të Laroy Sane.
Edhe pjesa e dytë kishte të njejtë histori, pasi që në minutën e 51-të ishte Sane që asistoi te Kinglsey Coman që shënoi për 4-0.
Borussia golin e parë e shënoi në minutën e 72-të me Emre Can që ishte i saktë nga pika e bardhë për 4-1.
Krejt në kohën shtesë Raphael Guerreiro asistoi te Donyell Malen që shënoi për 4-2.
Me këtë fitore Bayern Munich merr pozitën e parë me 55 pikë, dy më shumë se sa Borussia Dortmund që është e dyta.