Bayerni transferon mbrojtësin holandez Daley Blind

Bayern Munichu e ka transferuar mbrojtësin holandez, Daley Blind, i cili ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore.

32-vjeçari ka kaluar te bavarezët si transfer i lirë, duke qenë se paraprakisht e kishte ndërprerë kontratën me Ajaxin.

“FC Bayern mund të njoftojë për nënshkrimin e mbrojtësit Daley Blind në një marrëveshje deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim.

Duke qenë pjesë e Akademisë së Ajaxit, mbrojtësi e nisi karrierën profesionale (në vitin 2008) te klubi nga Amsterdami për t’u huazuar për një sezon te Groningeni.

Në vitin 2014, ai u transferua në Ligën Premier te Manchester Unitedi, ku qëndroi për katër sezone, për t’u rikthyer sërish te Ajaxi në vitin 2018, ku qëndroi deri më tani.

 

Ronaldo dhe Georgina thyejnë ligjin në Arabinë Saudite

Mourinho shpjegon në mënyrë të shkëlqyer pse Fenomeni Ronaldo është më i miri në histori para Messit dhe CR7