Bayerni siguron shërbimet e portierit zviceran

Telenovelës rreth zëvendësuesit të Manuel Neuerit në portën e Bayern duket se i ka ardhur fundi. Siç shkruajnë shumë media gjermane dhe zvicerane, Yann Sommer do të zëvendësojë “gardianin” e njohur, i cili do të qëndrojë jashtë deri në fund të sezonit pasi pësoi një frakturë në këmbë teksa po bënte ski.

Pasi Borussia Mönchengladbachut refuzoi ofertën e dytë të Bayernit në fillim të javës, të dyja palët përfunduan duke arritur një marrëveshje të mërkurën. Prandaj, portieri zviceran nuk u stërvit me shokët e tij dhe u nis për në Mynih për t’iu nënshtruar testeve përkatëse mjekësore dhe për t’u bërë lojtar i ri për kampionin e Bundesligës.

Gjithmonë sipas medieve gjermane dhe zvicerane, Bayerni do të paguajë gjithsej 8 milionë euro për transfertën, plus 1.5 në varësi të objektivave. Sommer do të nënshkruajë një kontratë në Allianz Arena deri në vitin 2025.

Trepça ’89 barazon në miqësoren me skuadrën shqiptare

Etnik Brruti përforcimi i radhës i Malishevës