‘Bayerni nuk lodhet kurrë’

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller ka paralajmëruar skuadrat rivale se gjiganti bavarez nuk lodhet kurrë, as në rastet kur luan 120 minuta dhe shënon fitore me penallti.

Bayern Munich mposhti Bayer Leverkusenin pas penalltive duke u kualifikuar tutje në Kupën e Gjermanisë.

Por, sulmuesi Thomas Muller insiston se as kjo nuk mjaftoi që ata të ndihen të lodhur pas ndeshjes.

“Të jeni të lodhur është diçka në kokën tuaj. Sigurisht se nuk ndiheni gjithmonë të freskët, por ne vazhdojmë përpara. Ne deshëm të luajmë dhe deshëm të fitojmë”, u shpreh ai.

Bayern Munich është në mesin e favoritëve në Ligën e Kampionëve dhe fjalët e Mullerit do të shërbejnë si paralajmërim për skuadrat e tjera si Real Madrid e Barcelona që po ashtu e synojnë trofeun.