Bayerni nuk ka të ndalur, e fiton Bundesligën për të nëntën herë radhazi

Bayern Munich vazhdon me dominim total në ligën elitare gjermane.

Bavarezët e fitojnë Bundesligën për të nëntën herë me radhë, shkruan Gazeta Olle.

Kjo erdhi pas humbjes së Leipzigut ndaj Dortmundit, e që e shpalli Bayernin automatikisht kampion.

Tashmë ndeshja ndaj Borussia Moenchengladbach do të zhvillohet vetëm për statistika, dhe do të jenë 90-të minuta të gjata para fillimit të festës së madhe.

/Gazeta Olle/