Bayern Munichu ka vazhduar me fitore bindëse në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Benfican në Estadio da Luz me rezultat 4-0.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, por në fraksionin e dytë, bavarezët e nënshtruan ekipin vendas.
Leroy Sane e hapi serinë e golave duke realizuar në minutën e 70-të të ndeshjes. Dhjetë minuta më pas, Everton realizoi autogol për epërsinë e dyfishtë të mysafirëve.
Erdhi momenti i Robert Lewandowskit, goli i të cilit nuk mungonte në këtë takim të garës më të madhe evropiane për klube (82’), Sane ishte asistues.
Anësori gjerman vazhdoi me paraqitjen fantastike në këtë takim duke e vendosur rezultatin përfundimtar (85’).
Tri ndeshje, tri fitore për Bayern Munichun në Grupin E që kryeson me nëntë pikë, derisa Benfica ndodhet në vend të dytë me katër pikë.
Smashed the second half and took the three points. Well played, lads 👏
♦️ #SLBFCB #MiaSanMia ♦️ pic.twitter.com/xY2R5uNQci
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) October 20, 2021