Bayerni nis negociatat me Vieiran

Bayerni i Munichut i ka nisur negociatat me ish-legjendën e Arsenalit, Patrick Vieira.

Ai është në largim nga klubi kampion i Anglisë Manchester City dhe sipas mediave gjermane këtë po e shfrytëzojnë bavarezët që po mundohen ta sjellin Vieiran në “Alianz Arena” për t’ia besuar skuadrën B të Bayernit të Munichut.

Flitet që ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare mbi këtë lëvizje.