Bayerni të martën pret Barcelonën, në takimin e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Katalunasit fituan takimin e parë 3:0.
Thomas Mueller thotë se nesër Bayerni mund ta shokojë botën e futbollit.
“Nuk jam shumë euforik, pos as shumë pesimist. Ne na duhet të marrim rastin tonë. Çdo kush e dinë se gjërat ishin më mirë përpara. Ne kemi një plan”, tha ai në konferencën për shtyp.
“Ndeshja e parë në Barcelonë ishte dëshpërim. Por, prej se e lamë Camp Noun, ne kërkuam për ta bërë këtë. Nëse ne do ta bëjmë nesër, do të ishte shokuese për botën e futbollit. Ky është një plan dhe jo një badallallëk”, deklaroi Muller.