Bayerni mposhtet në udhëtim te Frankfurti

Lideri i Bundesligas, Bayern Munich, është befasuar në udhëtim tek Eintracht Frankfurti duke pësuar me rezultatin 2:1.

Me këtë fitore Frankfurti ka 42 pikë, shtatë më pak se Bayern Munichu, që është në vendin e parë.

Pjesa e parë u takoi vendasve të cilët shënuan dy gola. Fillimisht në minutën e 12-të Daichi Kamada, realizoi për 1:0. Në minutën 31-të Amin Younes dyfishoi epërsinë e Franfurtit.

Pjesa e dytë u takoi “bavarezëve”, por që nuk arritën të shënonin më shumë se një gol. Sulmuesi Robert Lewandowski, ngushtoi epërsinë e vendasve në 2:1 me golin e shënuar në minutën e 53-të.

Deri në fund kampioni në fuqi tentoi të barazonte rezultatin por pa sukses.