Bayerni merr fitore të madhe në Parc de Princes ndaj PSG-së

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj PSG-së si mysafir me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të eliminimit direkt.  

Fillimi i ndeshjes ishte i kujdesshëm për të dyja palët që nuk rrezikuan asnjëra palë.

Rastin e parë serioz në ndeshje e kishte Erik Maxim Choupo-Moting në minutën e 30-të, që gjuajti nga brenda zonës me kokë, por gjuaji jashtë.

Pas tij ishte Kingsley Coman që gjuajti nga zona e penalltisë, por topi shoi ngjirur me shtyllën.

Në fund rrezikoi edhe Joshua Kimmich, gjuajtja e tij shkoi në duart e Fio Donnarummas.

Me të filluar pjesa e dytë erdhi goli, kur në minutën e 53-të, kur Alphonso Davies harkoi në zonë, ku Kingsley Coman shënoi për 1-0.

Choupo-Moting dhe Pavard tentuan për të dyfishuar epërsinë, por nuk ia dolën.

Në minutat e fundit të ndeshjes, PSG doli në sulm dhe rrezikoi disa herë.

Zhvillohej minuta e 73-të, kur Kylian Mbappe u fut në zonë gjuajti, por portieri Yann Sommer priti gjuajtjen e tij dhe nga topi i kthyer gjuajti edhe Neymar, por u ndal nga mbrojtja, ndërsa francezi nga afër tundi rrjetën, por nga pozita jashtë loje.

Sërish në minutën e 82-të, PSG në aksion, kur Mbappe shënoi pas asistimit të Nuno Mendes, por ky i fundit në momentin e pranimit të topit ishte në pozitë jashtë loje, dhe goli u anulua.

Në minutën e 85-të, Messi tentoi bukur, dhe por nuk ia arriti të shënojë.

Benjamin Pavard u ndëshkua në kohën shtesë me kartonin e dytë të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

Një fitore e madhe për gjermanët që shkojnë në ndeshjen e dytë me një epërsi  të madhe për tu kualifikuar.

Marca me shkrim special për Myrto Uzunin

Milani mposht Tottenhamin me rezultat minimal, kualifikimi vendoset në Londër