Bayerni merr fitore të lehtë ndaj Freiburgut

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Freiburg me rezultat 3-0 në kuadër të javës së shtatë të Bundesligë.

Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 12-të, kur Kingsley Coman shënoi për 1-0.

Në minutën e 25-të Leroy Sane arriti të shënojë pas asistimi të Harry Kane për 2-0.

Zhvillohej minuta e 85-të kur francezi COman shënoi edhe njëherë, kësaj radhe për 3-0.

Kjo ishte fitorja e pestë e Bayern Munich që mban vendin e tretë me 17 pikë, dy më pak se lideri Bayer Leverkusen.

Arsenali fiton derbin ndaj Man Cityt, vendimtar goli i Martinellit

Roma merr një tjetër fitore të thellë, triumfon në udhëtim te Cagliari