Xhaka shkatërron Dortmundin, Bayerni me ‘treshe’

Skuadra e Granit Xhakës, Borussia Monchengladbach, e ka deklasuar Borussia Dortmundin duke e mposhtur 3:1. Golat për vendësit i shënuan Wendt, Raffael dhe Nordtveit ndërsa Gundogan realizoi për mysafirët.

Bayerni ka arritur të shënojë fitore të lartë me rezultat 3-0 në shtëpi kundër skuadrës së Frankfurtit. Në minutën e 15’ Robert Lewandowski shënon një gol të bukur për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 66’ Lewandowski shënon për të dyfishuar epërsinë e Bayernit para se Muller në minutën e 82’ të shënojë për 3-0.