Bayerni me katërshe, Schalke ndalet (VIDEO)

Bayern Munich nuk ndalet së fituari. Këtë herë mund Werder Bremenin 4:0 në udhëtim. Thomas Muller nisi maratonën e golave, e vazhdoi David Alaba, kurse në pjesën e dytë, Robert Lewandowski me dy golësh mbylli shifrat 4:0.

Schalke 04 u ndalë në Berlin nga Hertha, me të cilën luajti 2:2.

Paderborni i Alban Mehës u “rrah” në Frankfurt nga Eintrachti 4:0. Hoffenheimi mundi 3:0 Hamburgun e Valon Behramit.

Nga ora 18:30 takohe, Dortmund – Koln. (Gazeta Olle)