Bayerni luan ‘tenis’ me ëndrrën e Alban Mehës

Bayerni i Munichut e ka shkatërruar në tërësi Paderbornin, duke e mposhtur atë me rezultat 6:0. Dy golat në pjesën e parë për bavarezët i shënoi Robert Lewandowski, ndërsa në të dytën Arjen Robben, Franck Ribery, Mitchell Weiser e Arjen Robben, e vulosën kapitullimin e vendësve.

Ata në këtë mënyrë ia shuan edhe ëndrrën mesfushori të Kombëtares së Shqipërisë, Alban Mehës, i cili e ëndërronte një gol kundër Bayernit.

Rezultatet komplete të Bundesligës:

Augsburg – Leverkusen 2:2
Freiburg – Hoffenheim 1:1
Maiz – Frankfurt 3:1
Paderborn – Bayern 0:6
Schalke 04 – Werder 1:1