Bayerni ‘katërshe’ Colnit

Bayern Munchen e ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë, duke e mundur Colnin në shtëpi me rezultat bindës, 4:1.

Golin e parë për Bayernin e shënoi Bastian Shweinsteiger ndërsa të dytin Franck Ribery. Anthony Ujah ngushtoi diferencën për mysafirët, andaj pjesa e parë u mbyll 2:1.

Në të dytën, Arjen Robben dhe Robert Lewandowski shënuan për rezultatin përfundimtar, 4:1.