Bayerni i shpëton humbjes nga Leipzigu, merr një pikë me shumë vështirësi

RB Leipzig dhe Bayern Munich kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen derbi të javës së gjashtë në Bundesliga.

Ndeshja nisi furishëm nga vendasit që arritën të shënonin që në rastin e parë serioz.

Lois Openda gjuajti bukur në minutën e 20-të për të gjetur rrjetën për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Leipzig gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe me Castello Lukeba për 2-0.

Bayern Munich u kthye në lojë fal një penalltie të fituar në minutën e 57-të pasi u rishikua në VAR.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Harry Kane që shënoi për 2-1.

Në minutën e 70-të u vendos baraspesha, kur Jamal Musiala asistoi te Leroy Sane, i cili shënoi për 2-2.

Pas këtij barazimi Bayern Munich mban vendin e tretë me 14 pikë, ndërsa RB Leipzig është në vendin e pestë me 13 pikë.

Tifozët e Crvena Zvezdës vajtojnë terroristin e tyre që u vra në Kosovë

Reali nuk lejon befasi, merr fitore të thellë në udhëtim te Girona