Bayerni i pamëshirshëm për Dynamo Kiev, shënon fitore të thellë

Bayern Munich ka marr fitore ndaj Dinamo Kiev me rezultat 5-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Julian Nagelsmann e nisi shumë mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Robert Lewandowskin, që nuk ishte i saktë.

Por në minutën e 11-të, bavarezët fituan penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Lewa për 1-0.

Në minutën e 27-të, rezultati shkoi në 2-0 për gjermanët kur Thomas Muller asistoi te Lewandowski që shënoi në portën e Georgi Bushchan.

 

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në të dytë sërish ishte Bayern që diktonte lojën, me raste dhe posedim.

Në minutën e 68-të, Serge Gnabry e ktheu në gol një asistim të Leroy Sane për 3-0.

Bayern Munich nuk u ndalën me keq, ku në minutën e 74-të, mbyllën gjithçka duke shënuar me Leroy Sane për 4-0.

Choupo-Moting mbylli ndeshjen me golin e pestë në ndeshje për bavarezët.

Bavarezët tani kanë 6 pikë nga dy ndeshje, ndërsa Dinamo Kiev mbetet me një pikë.

Bërbatovci: Golin ia dedikoj gjyshes që vdiq sot, Vëllaznimi i mungon Superligës

Juventusi tregon fuqinë, mposhtë me rezultat minimal kampionin e Evropës