Bayerni fiton, por e pabesueshme çfarë i ndodhi Dortmundit

Borussia Dortmund ishte duke fituar 1:0, që nga fillimi i takimit si mysafir i Kolnit. Mirëpo, gjithçka u përmbysë në tetë minutat e fundit, kur vendasit shënuan dy gola. Zoller realizoi për 1:1, kurse Modeste në minutën 90 për 2:1.

Bayern Munich kreu detyrën në udëhtim ndaj Hannoverit me fitoren 1:0. Thomas Muller shënoi nga penalltia.

Me shifrat e njëjta Bayer Leverkusen mposhti Ingolstadin si mysafir, sikurse Augsburgu që fitoi ndaj Hamburger SV. Frankfurt si vendas mundi 2:1 Werder Bremenin. /Olle/