Bayerni fiton me përmbysje në Danimarkë

Bayern Munichu ka fituar me shumë vështirësi ndaj Copenhagen me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, në një lojë tejet të fortë nga vendasit.

Pjesa e dytë pati një ritëm më ndryshe, derisa u shënuan tri gola.

Copenhagen kaloi e para në epërsi, kur realizoi në minutën e 56-të me anë të Lukas Lerager.

Por, Bavarezët i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Jamal Musiala, që shënoi në minutën e 67-të, me asistimin e Mazraoui.

Mathys Tel ishte heroi i Bavarezëve, duke shënuar për 2-1 në minutën e 83-të nga një asistim i Thomas Muller.

Bayern Munich është lider i grupit me gjashtë pikë, Galatasaray me katër, Copenhgane me një, ndërsa Manchester United me asnjë.

Mjafton një gol nga Thuram, Interi fiton në shtëpi te Benfica

Arsenali befasohet në Francë, Lens ndalë tre pikët në shtëpi