Bayerni fiton dhe bën hap të madh drejt titullit

Bayern Munich ka shënuar në përballje me Schalken me rezultat 6-0 në kuadër të javës së 32-të Bundesligës.

Bavarezët me këtë fitore janë afër titullit dhe për këtë ndeshjen ndaj ‘minatorëve’ e nisën në sulm.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 21-të, kur Thomas Muller shënoi pas asistimit të Leroy Sane për 1-0.

Në minutën e 29-të erdhi edhe goli i dytë, kur Joshua Kimmich ishte i saktë nga penalltia për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë në skenë doli Serge Gnabry që shënoi për 3-0.

I njëjti lojtar shënoi golin e dytë personal në minutën e 66-të për 4-0.

Dhjetë minuta pa u mbyllur takimi ishte momenti i talentit Mathys Tel që shënoi për 5-0 pas asistimit të Jamal Musiala.

Krejt në kohën shtesë shënoi edhe Noussair Mazraoui për 6-0, duke i dhënë fund kësaj ndeshje.

Me këtë fitore Bauern Munich mbetet në vendin e parë me 68 pikë, katër më shumë se Borussia Dortmund që ka një ndeshje më pak.

Luzerni ia cakton çmimin e largimit Ardon Jasharit

Fushë Kosova rikthehet në Superligë