Bayerni e nis për mrekulli sezonin e ri, mposht me rezultat të thellë Frankfurtin

Ka dhuruar spektakël dhe shumë gola ndeshja e parë e sezonit në Bundesligën gjermane.
Kampionët në fuqi të Bayernit të Mynihut kanë treguar forcën e tyre që në startin e kampionatit, pasi kanë fituar lehtësisht në një fushë të vështirë si ajo e Frankfurtit me rezultatin 1-6.
Bavarezët kanë mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, pasi kanë shënuar plot 5 gola në portën e Eintrachtit. Kimmich, Pavard, Mane, Musiala dhe Gnabry shënojnë për kampionët e Gjermanisë.
Vendasit mundohen të reagojnë në pjesën e dytë dhe arrijnë të shënojnë me Kolo Muani, që përfiton nga një gabim I Neuer.
Musiala shënon edhe golin e 6-të për miqtë dhe vulos këtë fitore tenistike. Mbyllet me një fitore bindëse të Bayernit sfida hapëse e sezonit në Bundesligë dhe bavarezët konfirmojnë se janë sërish ata skuadra që duhet mposhtur.

Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin, tjetër gol për Legian (Video)

Arsenali me nisje perfekte në Premier League, fiton në udhëtim te Crystal Palace