Bayern Munich e ka nisur mbarë edicionin e ri të Bundesligës gjermane.
Ata shënuan fitore 3:1 ndaj Bayer Leverkusenit, në ndeshjen e luajtur në “Allianz Arena”.
Sule dhe Toliso shënuan në pjesën e parë për 1:0 dhe 2:0, shkruan Gazeta Olle.
Shifrat në 3:0 i ngriti Lewandowski në pjesën e dytë, para se shqiptari nga Maqedonia, Admir Mehmedi të shënonte golin e nderit për mysafirët.
Ai realizoi golin e parë këtë edicion në portën e kampionëve të Bayernit.