Bayerni ‘çmendet’ për yllin e Manchester United

Bayern Munich pritet të futet fuqishëm në afatin kalimtar verorë, ndërsa sipas mediave klubi gjerman do të bëjë blerje sikurse që bënë Real Madrid dhe Barcelona, duke thyer çdo rekord në futbollin gjerman.

Në radarin e kampionëve gjerman është mesfushori argjentinas Angel Di Maria, i cili para një viti u ble nga Real Madrid për një shifër rekord për Premierligën, 84 milionë euro.

Tashmë priten të fillojnë bisedimet pasi që lojtari nuk dëshiron që qëndroj në Angli ku nuk ka pasur paraqitje të mira.