Bayern Munchen nënshkruan me portierin e njohur, Neuer drejt pensionimit?

Bayern Munchen ka bërë goditjen e parë për vitin 2020.

Skuadra kampione e Gjermanisë ka bërë blerjen e portierit të Schalkes, Alexander Nubel, shkruan Gazeta Olle.

23 vjeçari i lindur në Paderborn, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, si me skuadrën nga “Der Gelsenkirchen” ashtu edhe kombëtaren U21.

“Goal” ka shkruar në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook” se transferimi i tij në “Allianz” është zyrtar, por do të realizohet vetëm në fund të edicionit.

Ardhja e Nubel në Bayern si duket është një sinjal për pensionimin e gardianit Neuer i cili tashmë numëron 33 vjet./Gazeta Olle