Bayern Munchen kërkon Sergio Ramosin

Sergio Ramos mund të transferohet te Bayern Munchen. Këto janë lajmet e fundit që vijnë nga Gjermania, me klubin bavarez që shumë shpejtë pritet ta nisë ofertën zyrtare drejt Real Madridit, pasi që Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë mbrojtësin spanjoll.

Duke e ndjerë frikën e largimit të Ramos, klubi madrilien i ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës, duke i ofruar mbrojtësit një rinovim dy-vjeçar me pagë sezonale prej 8 milionë eurosh.

Megjithatë, kjo ofertë është refuzuar nga agjenti i Sergio Ramos, pasi që ai kërkon plot 10 milionë euro në vit.

Dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për të ardhmen e Ramos, me afatin kalimtar të qershorit që pritet të jetë vërtetë i nxehtë në Madrid. /Gazeta Olle