Bayern ia shuan shpresat Barcelonës – preferojnë që Lewandowskin ta lënë si lojtar të lirë sesa ta shesin këtë verë

Shpresa e Barcelonas për të zgjidhur problemet e tyre sulmuese duke sjellë Robert Lewandowski u shua  nga Bayern, duke informuar klubin katalanas se ata preferonin të humbnin sulmuesin polak pa kompensim në verën e vitit 2023 sesa ta shesin atë para kohe.

Fabrizio Romano njoftoi këtë javë se Barcelona po punon për transferimin e Lewandowskit dhe ka qenë në kontakt me agjentin e tij Pini Zahavi që nga shkurti.

Ai duhej të bindte Bayernin të pranonte 40 milionë si kompensim, aq sa Barcelona është e gatshme të paguajë për 33-vjeçarin përpara sezonit të fundit të kontratës së tij.

Bayern iu përgjigj Zahavit se i kishin ofruar kontratë të re dhe se nuk kishin ndërmend ta shisnin, edhe pse kjo do të thoshte se Lewandowski do të largohej nga klubi pas një viti si lojtar i lirë, shkruan Mundo Deportivo.

Kujtojmë se Bayern bëri të njëjtën gjë me Alaba, kur ai u largua si transfer i lirë nga klubi për te Reali.

Peja DT, kampion i Kosovës për U14 Perëndim

Laura Fazliu kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian