Bayern, gati 50 milionë për De Bruyne

Wolfsburg duhet të frikësohet sepse ylli i skuadrës po kërkohet me ngulm nga Bayern Munchen. Sipas informacioneve që vijnë nga Gjermania, klubi bavarez është shumë i interesuar për belgun Kevin de Bruyne dhe negociatat për transferimin e tij në “Alianz Arena” pritet të fillojnë shumë shpejt.

Lajmi vjen nga e përditshmja prestigjioze gjermane Bild, që raporton përmes kësaj balline gjigante se Bayern tashmë ka bërë gati 50 milionë euro për yllin e Wolfsburgut.

De Bruyne po shkëlqen me Wolfsburgun që prej transferimit nga Chelsea, duke shënuar nëntë gola në 26 paraqitje këtë edicion.

Historia thotë që yjet e Bundesligës nuk kanë mundur ta refuzojnë gjigantin Bayern Munchen, e se a do ta bëjë një gjë të tillë De Bruyne, mbetet të shihet. /Gazeta Olle

26F8C7E200000578-3010812-image-a-1_1427278248522