Bavçiq përgëzon ‘Plisat’

Edin Bavçiq që shënoi 25 pikë për Prishtinën duke e udhëhequr skuadrën ‘bardhëekaltër’ drejt fitores ka thënë se tifozët ishin ata që i ndihmuan për këtë fitore.  “Së pari përgëzoj tifozët që ishin lojtari ynë i gjashtë. Padyshim se kjo ishte atmosfera më e mirë e krijuar këtë edicion, e cila vetëm se na e lehtësoi punën. Tash duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit në të cilën duhet të jemi maksimalisht të përqëndruar”.