Bavçiq i gatshëm: Duam gjysmëfinalen

Edin Bavçiq që luan në pozitën e qendrës të Prishtina shtoi se skaudra do të luaj për të kaluar në gjysëmfinale. “Eshtë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe këtë e kemi parasysh. Pjesa e parë është luajtur në Rumani, të cilën e kemi fituar dhe tash pjesa e dytë do të luhet në Prishtinë ku synojmë plasmanin në gjysmëfinale. Do të japim gjithçka nga vetja për fitore dhe besoj se do t’ia dalim mbanë”, është shprehur Bavçiq.

Ndryshe ai thotë se ka tejkaluar lëndimin të cilin e ka pasur. “Kam tejkaluar problemin që e kam pasur më shpinën dhe jam plotësisht i gatshëm për duelin me Craiovan”, përfundoi Bavçiq.