Baton Zabërgja vërshohet nga ofertat, këta janë klubet e interesuara për yllin e Drenicës

Baton Zabërgja i ka dhënë fund aventurës së suksesshme dy vjeçare te Drenica.

Sulmuesi i talentuar ka pasur një sezon shumë të mirë, derisa ka mbetur lojtar i lirë pasi kontrata me Drenicën i ka skaduar.

Gazeta Olle merr vesh nga burime të afërta me futbollistin se Zabërgja tanimë ka disa oferta në tavolinë.

Pesëshja e parë e kampionatit, Ballkani, Drita, Gjilani, Llapi dhe Prishtina e kanë kontaktuar zyrtarisht lojtarin.

Ndërkohë interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Malisheva dhe Trepça ’89.

Zabërgja aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës U21 dhe e ardhmja e tij pritet të vendoset pas 15 qershorit.

Gjithsesi ajo skuadër që do t’i fitojë shërbimet për të do të bëj goditje të madhe, pasi Zabërgja cilësohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në vendin tonë. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Ylber Ramadani transferohet te Aberden në Premierligën skoceze

Giresse kërkon fitore ndaj Irlandës së Veriut, edhe pse thekson se kanë shumë mungesa