Baton Zabërgja ka shënuar dhe golin e dytë nën drejtimin e Ilir Dajës, që kur ky i fundit u zyrtarizua si trajner i Dinamo City.
18-të ndeshje rradhazi pa shënuar deri sa erdhi Daja, dhe tashmë nuk po ndalet sulmuesi duke shënuar në dy nga tre ndeshjet e para, shkruan Gazeta OLLE.
Pas golit ndaj Skenderbeut, Batoni ka realizuar në pjesën e parë ndaj Teutës në minutën e 45-të.
Me golin e tij skuadrat shkuan në pushim, me Dinamo Cityn e cila po udhëheq 0-1.