Bate Borisov – Ballkani, formacionet zyrtare

Kampioni i Kosovës, Ballkani, kërkon të rishkruajë historinë në futbollin evropian, duke kërkuar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, në ndeshjen kthyese ndaj BATE Borisov.

Për shkak të sanksioneve evropiane për bjellorusët ndeshja do të zhvillohet në Hungari, në “Varosi Stadion” me fillim nga ora 20:00.

Ekipi i Ilir Dajës ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të thellë 4-1 dhe synon ta konfirmoj këtë fitore për të siguruar kualifikimin.

Trajneri në këtë ndeshje ka vendosur që në portë të luajë me Enea Koliçin, ndërsa në mbrojtje janë treshja Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Lorenc Trashi.

Në mesfushë do të rreshtohen Qëndrim Zyba i rikthyer, Meriton Korenica dhe Edvic Kuc. Sulmi i është besuar Bleart Tolajt, Nazmi Grupshit dhe Almir Kryeziut.

Në anën tjetër te BATE në sulm luajnë Laptev dhe Kontsevoi.

Kalimi në grupet e Ligës së Konferencës do të ishte histori në vete për klubin nga Kosova, pasi do të ishte për herë të dytë radhazi, pas sezonit të kaluar.


BATE: Kudravets, Nechaev, Martynov, Khadarkevich, Bane, Jimoh, Volkov, Bacharav, Grechikho, Laptev, Kontsevoi.

Ballkani: Koliqi, Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Korenica, Kuc, Zyba, Tolaj, Gripshi, Kryeziu.

Hidhet shorti për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve – Grupi F është ai i ferrit me katër skuadra të mëdha

Korenica i lumtur me ftesën nga Kosova: Ëndërr e bërë realitet