Batatina zbulon se sa para do t’i kushtojë Llapit faza përgatitore në Antalya

Klubi i Llapit që disa ditë ka filluar stërvitjet për sezonin pranveror, ku do të synojnë rezultate më të mira sesa ato në pjesën e parë të kampionatit, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët si asnjëherë me parë fazën kryesore përgatitore do ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë.

Ata do të nisën me 16 janar dhe do të qëndrojnë 10 ditë në token turke, ku do ti luajnë edhe 4 ndeshje miqësore.

Faza përgatitore në Antalia do ti kushtojë vëllezërve Batatina 35 mijë euro. Kështu ka deklaruar Tahir Batatina, në një intervistë për “inFokus”.

“Unë së bashku më vëllezërit e mi kemi vendosur që këtë vit lojtarëve t’ua bëjmë një fazë përgatitore speciale. Në do të shkojmë në Antalia të Turqisë me 16 janar, ku do të qëndrojmë 10 ditë. E gjithë faza përgatitore atje do të na kushtojë 35,000 mijë euro”, ka thënë Batatina për inFokusin.

Tutje tekniku llapjan ka theksuar se futbollistët e Llapit para nisjes për fazën përgatitore do të pajisen me pajisje të reja sportive të markës ‘Makron’.

“Përveç fazës përgatitore në Turqi, ne si kryesi tashmë kemi porositur pajisjet e reja të markës ‘Makron’ për secilin futbollistë, që kapin vlerën e 10,000 mijë eurove”, përfundoi Batatina.

Llapi sezonin pranveror do ta nisë nga pozita e 8-të me 20 pikë, kurse në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës do të takohet me Ballkanin me 10 shkurt.