Trajneri i Llapit, Tahir Batatina sonte ishte i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’
Batatina i cili me skuadrën e tij ishte në Antalia të Turqisë për para përgatitje për sezonin pranveror e ka përmendur formën e lartë që po e kalon Valmir Veliu.
Trajneri i Llapit ka deklaruar që Veliu, ka qenë thjesht fantastik përballë klubit rus Grozny, ku edhe këta të fundit janë impresionuar, por ai deklaroi që Veliu nga sezoni tjetër do të bëhet pjesë e Superligës së Turqisë.
‘Valmir Veliu aktualisht është futbollisti më i mirë në Ligë. 99% ky lojtar nga sezoni tjetër do të bëhet pjesë e Superligës së Turqisë’ tha Batatina.