Batatina zbulon “problemin” e madh që ka me skuadrën e tij!

Sot (e shtunë) janë zhvilluar tri ndeshjet e xhiros së 12-të të Superligës.

Llapi shënoi fitore në udhëtim te Feronikeli, me rezultat të pastër, 0-2, shkruan Gazeta Olle.

I lumtur me këtë fitore në Drenas, u shpreh edhe kryetrajneri i bardhekaltërve, Tahir Batatina.

Batatina thekson se në çdo ndeshje po bën ndryshime shkak mungesave, megjithatë kjo nuk po qëndron një problem në ekipin llapjan.

“Jemi duke bërë ndryshime në çdo ndeshje për shkak të lëndimeve dhe kartonave që i kemi në skuadër. Por unë kam një problem pasi që në ekip tim mund të bëjë dy skuadra dhe kam mundësi për rotacione. Ndaj Feronikelit, jemi qasur nga minuta e parë me seriozitet dhe presim kështu në çdo ndeshje për të nxjerrur rezultate pozitive”, tha Batatina.

Llapi me këtë fitore është ngritur në pozitën e pestë me 15 pikë.

/Gazeta Olle/

Nuhiu i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij, vlerëson edhe paraqitjen e Malishevës

Thaqi: Drita fitoi falë gabimit tonë